RISI Video Call dhe Voice Call falas me KiwiIRC

Shqiptarët e botës, në një chat

AlbaChat të lidh me djem e vajza shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Falas, në telefon e kompjuter, pa instalim.

  • Falas
  • Telefon & PC
  • Pa instalim
  • Video & zë

Nuk ke nofkë? Regjistro një në 2 minuta →

Zgjidh si dëshiron të bisedosh

Të dyja lidhen me të njëjtin chat dhe punojnë në telefon, tablet e kompjuter.

KiwiIRC RISI

Platforma më e re. Me të bën video call dhe voice call falas, direkt në shfletues. Kompatibël për telefon dhe për PC.

Lidhu tani

TheLounge MË I QËNDRUESHMI

Aktualisht platforma më e qëndrueshme. Kompatibël për telefon dhe për PC.

Lidhu tani

Si fillon, në 3 hapa

  1. Zgjidh platformën

    KiwiIRC ose TheLounge, të dyja falas dhe pa instalim.

  2. Zgjidh një nofkë

    Shkruaj emrin që të pëlqen dhe regjistroje që askush tjetër të mos e përdorë. Si regjistrohet nofka.

  3. Hyr dhe bisedo

    Hyr te #AlbaChat dhe lexo rregulloren para se të nisësh.

  • #AlbaChat chat-i kryesor
  • #Kuiz lojë me pyetje
  • #Ndihme ndihmë nga stafi

Pse AlbaChat

Video dhe zë falas

Hap kamerën ose mikrofonin direkt nga KiwiIRC, pa aplikacion shtesë.

Telefon dhe kompjuter

I njëjti chat në Android, iPhone, tablet dhe PC. Hapet në shfletues.

Serverë të kontrolluar

Lista e serverëve IRC kontrollohet rregullisht nga ekipi ynë, që biseda të mos ndërpritet.

Nofka të mbrojtura

Regjistro nofkën me NickServ dhe askush tjetër nuk mund ta përdorë.

Stafi të ndihmon

Ndihmë zyrtare nga stafi i AlbaChat te dhoma #Ndihme dhe përmes formularit të kontaktit.

Komuniteti shqiptar

Nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia te Zvicra, Gjermania dhe Suedia, të gjithë në një vend.

Pyetje të shpeshta

A është AlbaChat falas?

Po. Të gjitha chat-et janë falas. Regjistrimi i nofkës nuk është i detyrueshëm, por e mbron nofkën tënde që askush tjetër të mos e përdorë.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. KiwiIRC dhe TheLounge hapen direkt në shfletues, në telefon ose në kompjuter.

Si bëj video call ose voice call?

Hyr përmes platformës KiwiIRC. Ajo të lejon të bësh video call dhe voice call falas me vizitorët e tjerë të AlbaChat.

Si e regjistroj nofkën?

Zgjidh një nofkë me /nick, regjistroje me /ns register fjalëkalimi emaili dhe konfirmoje me kodin që të vjen në email. Hapat e plotë i gjen te faqja Regjistrohu.

Pse më kanë dhënë BAN dhe si ta heq?

BAN jepet kur shkelet rregullorja. Plotëso formularin e kontaktit me nofkën, IP adresën, emailin dhe mesazhin që lexon kur provon të hysh. Shiko faqen Ndihmë BAN.

Cilat janë rregullat e chat-it?

Në publik përdoret vetëm gjuha shqipe, pa spam, pa reklama dhe pa nofka fyese. Rregulloren e plotë e gjen te faqja Rregullorja.

Rreth AlbaChat

AlbaChat filloi si rrjet për të lidhur shqiptarët e gjithë botës. Këtu mund të njiheni, të krijoni miqësi e lidhje dhe të luani kuiz në një komunitet të madh. Përmes faqes sonë ke qasje në chat-et kryesore shqiptare dhe mund të zgjedhësh platformën që të pëlqen.

AlbaChat lidhet me një listë serverësh IRC që kontrollohen rregullisht nga ekipi ynë, kështu që biseda të jetë pa ndërprerje. Të gjitha chat-et janë falas, por mund ta regjistrosh nofkën që të mos e përdorë dikush tjetër.

Welcome to AlbaChat – meet Albanian singles from all over the world. Free chat with voice and video calls, on phone and desktop.

Radio Zemra

Muzikë shqip ndërsa bisedon. Nuk fillon vetë.