- AlbaChat
- Rregullorja
Rregullorja e AlbaChat
Rregullat që e mbajnë chat-in të këndshëm për të gjithë. Ndihmë zyrtare mund të marrësh vetëm nga stafi i AlbaChat te dhoma #Ndihme.
Rregullat e chat-it
Gjuha dhe shkrimi
- Në publik përdorni vetëm gjuhën SHQIPE, në privat çfarë të doni!
- Mos shkruani tekste shumë të gjata, mbi 250 shkronja, sepse bllokohen automatikisht!
- Mos shkruani me shkronja të MËDHA në publik!
- Mos i përsëritni të njëjtat fjalë ose fjali radhazi!
- Jo flood: shkrim i shpejtë ose i pakuptimtë!
- Mos shkruani nga një fjalë në fjali, p.sh.:
tung/si/je? - Mos i ndani fjalët me pika, por lini hapësirë: p.sh.
mirdita.si.jeni?
Sjellja
- Bisedat private mos i nxirrni në publik!
- Kërcënimet, diskriminimi, racizmi, sharjet dhe ofendimet ndaj stafit, chat-it ose chat-uesve të tjerë ndalohen rreptësisht!
- Kërkesat për cyber sex ndalohen. Nëse dikush ankohet, largoheni automatikisht!
- Ndihma sociale ose kërkesa për para/lekë ndalohet!
- Mos përdorni proxy ose firewall!
- Jo klone: lidhje me më shumë pseudonime (nicknames)!
Reklama dhe të dhëna personale
- Jo reklama të çfarëdo forme! Vetëm linku i YouTube tolerohet, por mos e përsërisni të njëjtin link 2 herë.
- Reklamimi i faqeve, profileve të Facebook, Skype, Twitter, Instagram, email adresave, numrave të telefonit etj. ndalohet!
- Në PUBLIK mos shkruani adresa të Skype, numra telefoni, email adresa apo informata personale!
Nofkat (nicknames)
- Ndalohet përdorimi i nofkave të pakuptimta, fyese, provokuese dhe politike!
- Të pakuptimta: gdfgf, aaaaaa1, asasas, etj.
- Fyese: te-madh, k-18cm, te-trashe, a-ma-jep, etj.
- Politike: enver-hoxha, stalin, tito ...
- Mos përdorni nofka të pista, provokuese, seksuale, fyese, politike, raciste apo fetare!
- Mos përdorni nofka të huaja. Nëse ato kanë gabuar, mund të bllokoheni për shkak të përdorimit të atij nofke!
Nofkën e regjistron lehtë: shiko udhëzuesin e regjistrimit.
Sqarim rreth spamfilterit
Përpiquni të mos shkruani tekste shumë të gjata, sepse ndodh që disa herë ato tekste të bllokohen automatikisht nga chat-i. Bllokimi ndodh për shkak të reklamave të shumta dhe ndodh që fjalitë që shkruani të përmbajnë të njëjtat shkronja si ato të faqeve që reklamohen, si në shembullin më poshtë:
(Zemra3251) qenke femër shumë sexxxxyyy
Kjo fjali do të bllokohet sepse kemi bllokuar përsëritjen e shkronjës X, për shkak të faqeve XXX.
Komandat për vizitorët
/listTë jep listën e dhomave në AlbaChat.
/join #emridhomesTë mundëson të hysh në një dhomë.
Shembull: /join #kuiz
/ignore nofkaInjoron personin që të pengon në PV.
Shembull: /ignore DeviL
/unignore nofkaE heq ignorimin që ke dhënë më herët.
Shembull: /unignore DeviL
/me veprimiDërgon një mesazh veprimi.
Shembull: /me I përshëndes të gjithë të pranishmit! shfaqet: * DeviL I përshëndes të gjithë të pranishmit!
/nick nofka-joteTë mundëson ta ndërrosh nofkën.
Shembull: /nick Nicku-juaj
/whois nofkaTë tregon më shumë informata për personin që dëshiron.
Shembull: /whois DeviL
!shiko NofkaTë mundëson të shohësh kur ka qenë dikush online.
Shembull: !shiko DeviL ose !shiko *!chat@*.zemra.org
Mbrojtja e mesazheve private (PV)
/mode nofka-jote +RE bllokon PV-në tënde vetëm për nofkat e paregjistruara.
/mode nofka-jote -RE liron PV-në tënde për të gjithë.
/mode nofka-jote +DE bllokon PV-në tënde për të gjithë (përveç administratorëve).
/mode nofka-jote -DE liron PV-në tënde për të gjithë.
/mode nofka-jote +PE bllokon PV-në për të gjithë, përveç atyre që i ke në listë.
/pmlistJep listën e përdoruesve që mund të të shkruajnë në PV.
/openpm NOFKAShton nofkën e dhënë në listën e bardhë.
Shembull: /openpm DeviL
/openpm NOFKA -persistE shton nofkën në listë dhe e mban në memorie edhe pas shkëputjes së lidhjes.
Shembull: /openpm DeviL -persist
/closepm NOFKAI ndalon nofkës së dhënë mundësinë të të shkruajë në PV.
Shembull: /closepm guest*
Nuk u gjet asnjë komandë. Provo një fjalë tjetër.
Lër mesazhe offline
!msg NOFKA mesazhiTë mundëson të lësh mesazh për personin që nuk është në chat momentalisht.
Shembull: !msg DeviL vetëm desha të përshëndes se nuk të kam takuar online
Kujdes. Mesazh mund të lësh vetëm për persona që përdorin të njëjtën nofkë sa herë që hyjnë në chat. Nëse ti nuk përdor të njëjtën nofkë, në fund të mesazhit shkruaj edhe kush je.
Kontakto stafin e Zemra.org
Për çdo problem, ankesë, kërkesë apo sugjerim mund të kontaktosh stafin e Zemra.org në faqen e kontaktit, ONLINE në AlbaChat te dhoma #Ndihme, ose në emailin tonë: info@zemra.org.
Stafi i Zemra.org të uron chat të këndshëm!
Lexove rregulloren? Hyr dhe bisedo.